Shkolla e Magjistraturës, më datë 29 qershor 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Trajnim për gjyqtarët dhe administratën gjyqësore në lidhje me shkëmbimin e akteve elektronike”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Julian Haxhiu, Yllka Rupa
Lehtësues: Olkeda Lice
Qëllimi i këtij trajnimi është: Forcimi i aftësive në fushën e përdorimit dhe shkëmbimit të akteve elektronike të sekretarisë, kancelarisë dhe administratës gjyqësore. Përgjegjësitë në përgatitjen, regjistrimin, dërgimin dhe ruajtjen e akteve. Marrëdhënia mes veprimit administrativ dhe efektit procedural si dhe hapat proceduralë të shkëmbimit elektronik të akteve.
Metodologjia e trajnimit do të ndërtohet mbi kombinimin e prezantimeve tematike, diskutimit të orientuar dhe ushtrimeve praktike.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Akti elektronik dhe kuptimi i tij në praktikën gjyqësore, çfarë kuptohet me akt elektronik;
- Legjislacioni. rëndësia e nënshkrimit dhe identifikimit elektronik. Kur një dokument elektronik mund të përdoret si akt i vlefshëm proceduralisht;
- Sistemet elektronike te menaxhimit te ceshtjeve dhe shkembimi i akteve eketronike;
- Siguria, konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave. Kujdesi në trajtimin e akteve që përmbajnë të dhëna personale ose sensitive;
- Kontrolli i aksesit në dokumente. Standardet minimale të sigurisë në komunikimin elektronik. Menaxhimi i gabimeve që cenojnë konfidencialitetin;
- Rëndësia e ruajtjes së dokumenteve dhe gjurmës elektronike;
- Roli i stafit gjyqësor në shkëmbimin elektronik të akteve;
- Përgjegjësitë në përgatitjen, regjistrimin, dërgimin dhe ruajtjen e akteve.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, kancelarë si dhe specialistë nga administratat gjyqësore të Gjykatave të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës